Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Kryesisë, Berisha thërret të shtunën mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ftesë edhe Bardhit

Pas Kryesisë, Berisha thërret të shtunën mbledhjen e

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë pasditen e sotme, kreu i PD Sali Berisha do të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar ditën e shtunë.

Burimet bëjnë me dije se në orën 12.00 do të ftohen në organizim edhe deputetët e Gazment Bardhit dhe ai vetë.

Sakaq, sa i përket riorganizimit të partisë, u vendos krijimi i 4 rajoneve, të cilët do të drejtohen nga katër koordinatorë.

Kujtojmë se sot u miratua me 75 vota pro në Kuvend kërkesa e SPAK, i cili ka kërkuar heqjen e imunitetit për Berishën dhe një masë më të fortë, atë të arrestit me burg apo arrest shtëpie ndaj Berishës. 

Të fundit