Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Kryesisë, PD mbledh nesër grupin parlamentar

Pas Kryesisë, PD mbledh nesër grupin parlamentar

Pas mbledhjes së Kryesisë që u zhvillua këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme Grupin Parlamentar. Mbledhja do të mbahet në orën 13:00.

“Përshëndetje miq. Nesër ne ora 13:00 zhvillojmë mbledhjen e parë të grupit parlamentar në selinë e Partisë Demokratike. Ju lutem merrni masa për pjesëmarrje”, thuhet në njoftim.

Gjatë mbledhjes së kryesisë që u zhvillua ditën e sotme në selinë blu u morën tre vendime kryesore. Kryesia ka vendosur të mos njohë zgjedhjet e 11 majit, ndërsa ka vendosur gjithashtu që të premten do të marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend. Gjithashtu PD ka kërkuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për zgjedhjet dhe një për çështjen McGonigal.

Të fundit