Flash News

Ditari i Opozitës

Pas largimit nga LSI, Luan Rama po mendon t'i kthehet gazetarisë: Jam në kontakt me disa subjekte mediatike

Pas largimit nga LSI, Luan Rama po mendon t'i kthehet gazetarisë: Jam
Luan Rama

Pas largimit nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Luan Rama po mendon t'i rikthehet gazetarisë. Ai ka bërë me dije se është në diskutime me disa media dhe se do të bashkëpunojë me atë që do t'i puqen kushtet. Rama tha për "Kjo Javë" se tashmë është një "i papunë" dhe gazetaria e tundoi sapo hoqi dorë nga funksionet në LSI.

"Në kuptimin njerëzor jam një i papunë dhe meqenëse jam nga ata politikanë që profesion nuk kam vetëm politikën, jam në tundimin për t’iu kthyer profesionit të parë, kam përgatitur një projekt dhe jam në kontakt me disa subjekte mediatike sa projekti im është i vlefshëm për filozofinë editoriale. Nëse do të gjejnë dakordësinë. Do i rikthehesha profesionit tim si gazetar, edhe dimensionin publik edhe qytetar", tha Rama.

Të fundit