Flash News

Ditari i Opozitës

Pas mbylljes së seancës, PD mbledh grupin parlamentar në selinë blu

Pas mbylljes së seancës, PD mbledh grupin parlamentar në

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar në selinë blu pas përfundimit të seancës së sotme në Kuvend, ku u miratua programi i qeverisë “Rama 4” me 82 vota pro, pa asnjë kundërshtim ose abstenim.

Opozita nuk mori pjesë në votim, duke protestuar kundër mënyrës se si kryeministri Edi Rama dhe shumica e tij kryen procesin e miratimit.

Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike, ku deputetët e PD-së bllokuan foltoren.

Kryetari i Kuvendit dhe deputetët e shumicës votuan programin e qeverisë, ndërkohë që opozita u largua nga foltorja, duke e cilësuar procesin si të paligjshëm dhe arbitrar.

Të fundit