Flash News

Ditari i Opozitës

Pas PS, Basha mbledh Kryesinë në selinë blu

Pas PS, Basha mbledh Kryesinë në selinë blu

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë në selinë blu në orën 12.30 Kryesinë e grupit parlamentar të PD. Më herët ishte PS që zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar, ku foli për ndryshimet kushtetuse sa i përket zgjatjes së afatit të vetingut.

Kujtojmë që çështje me rëndësi për të dyja palët janë ndryshimet në Kushtetutë dhe Reforma Zgjedhore për të cilat kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës.

Pritet që këto tema të jenë pjesë edhe e takimit të Bashës me deputetët, ndërsa mbetet për të parë se çfarë do të diskutojë tjetër lideri i demokratëve me grupin.

 

Të fundit