Flash News

Ditari i Opozitës

Pas takimit me Ramën e Metën, Basha veçon foton me Yuri Kim: Krenar për rolin tim në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Pas takimit me Ramën e Metën, Basha veçon foton me Yuri Kim:

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar me një status në twitter pas takimit që zhvilloi në mbledhjen e Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti Ilir Meta, për të diskutuar mbi masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa, të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e planifikuar për t’u zhvilluar në rajonin tonë, përfshirë Shqipërinë.

Në takim i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e zyrtarë të tjerë të lartë.

Pas mbledhjes, Basha ka veçuar një foto me ambasadoren e SHBA, ku ndër të tjera thekson se ndihet krenar për rolin e tij për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO.

Takim i shkëlqyeshëm sot me @USAmbAlbania Yuri Kim gjatë sesionit të NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis Shqipërisë dhe SHBA është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në nivele të reja”, shkruan Basha.

Të fundit