Flash News

Ditari i Opozitës

Pas takimit të thirrur nga Bardhi, Berisha iu bën tjetër ftesë deputetëve pjesëmarrës

Pas takimit të thirrur nga Bardhi, Berisha iu bën tjetër

Pjesa më e madhe e deputetëve të PD iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së Gazment Bardhit për të zhvilluar një mbledhje të përbashkët.

Në tryezën e përbashkët të pranishëm ishin 43 deputetë, përfshirë edhe Sali Berishën, ndërsa 4 prej të cilëve për shkak të angazhimeve jashtë vendit morën pjesë përmes platformave online.

Në fjalën që mbajti, Berisha ndër të tjera iu drejtua deputetëve në këtë mbledhje me një thirrje për të marrë pjesë nesër në prezantimin e raportit për farsën elektorale të 14 majit.

Ftoj ju sipas kohës së lirë që keni, nesër në një paraqitje që ne i bëjmë raportit për farsën elektorale të 14 majit.

Është bërë një punë mendoj unë, shumë e çmuar.

Asgjë nuk ka që ne nuk dimë, por ka një gjë, që ne faktojmë dhe dokumentojmë, ngrihemi kundër atij koncepti që thotë se; ky i vjedh, por i fiton zgjedhjet.

Jo. Ky i vjedh zgjedhjet dhe zgjedhjet e vjedhura nuk janë të fituara. Dhe këtu ne duhet të dokumentojmë dhe besoj se ne ja kemi dalë atij qëllimi, me atë raport që paraqitet me shumë dokumente.

Edhe njëherë ju falënderoj për organizimin dhe ju garantoj se ne jemi shumë të vendosur, sikundër duhet të zgjerohemi në takime të tjera.

Ky është një takim i deputetëve të dalë nga lista e PD-së në zgjedhjet e 2021. Bashkërendimi me forca të tjera politike opozitare si Partia e Lirisë dhe nëse dëshirojnë shumë të mirëpritur edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Idrizit dhe të kemi një front të gjerë dhe eficent.

Të bashkërendojmë përpjekjet ndaj një regjimi që nuk ka asnjë ligj, asnjë normë, asnjë moral”, tha Berisha.

Të fundit