Flash News

Ditari i Opozitës

Pas tërheqjes së Mustafajt, Tedi Kopliku shpall kandidaturën për drejtimin e 'Brain Gain' në PD

Pas tërheqjes së Mustafajt, Tedi Kopliku shpall kandidaturën

Tedi Kopliku ka shpallur këtë të diel kandidaturën për drejtimin e Departamentit "Brain Gain" në Partinë Demokratike. 

Kandidatura e tij vjen pas tërheqjes së Andi Mustafajt i cili njoftoi me 1 Shtator të këtij viti dorëheqjen nga detyra, duke e formalizuar largimin në muajin nëntor. 

Tedi Kopliku aktualisht mban postin e koordinatorit të Rrjetit të Brendshëm në Departamentin "Brain Gain". Drejtuesi i ri pritet të zgjidhet në nëntor. 

Reagimi i plotë i Koplikut

Shpall kandidaturën për drejtimin e Departamentit Brain Gain.

Departamenti Brain Gain për mua është një nga krenaritë më të mëdha të rrugëtimit tim politik, si bashkëthemelues dhe promovues i nje filozofie të të bërit politikë. Drejtimi i këtij departamenti në kohë kaq të vështira politike është një përgjegjësi e madhe.

Misioni për ta çuar punën e këtij departamenti më larg bëhet thuajse i pamundur, pas një drejtimi të suksesshëm të arkitektit të tij, Andi Mustafaj.

Megjithatë, këtë përgjegjësi e ndjej ta marr nëse zgjidhem nga anëtarët, për të bërë të mundur vazhdimësinë e një pune të jashtëzakonshme që është bërë këto tre vite dhe për ta çuar më larg, duke e konfirmuar këtë departament si qendër mendimi strategjik në Partinë Demokratike dhe ndërtues urash me trurin që i është larguar Shqipërisë, në të gjitha kuptimet.

Si koordinator i Rrjetit të Brendshëm prej disa muajsh, në bashkëpunim me drejtuesin dhe anëtarët e tjerë, kemi krijuar një strukturë moderne me një data-base të plotë për anëtarët dhe jemi munduar që ta promovojmë si diçka të shëndetshme për politiken shqiptare në përgjithësi dhe Partinë Demokratike në veçanti.

Kandidimin tim e shoh si diçka të natyrshme, duke qënë një person që e njeh prej ditës së parë punën e këtij departamenti dhe beson në misionin e tij. Në punën tonë prej tre vitesh kemi pasur suksese dhe dështime, megjithatë jam i bindur që kemi krijuar një realitet dhe filozofi të re brenda PD, duke kontribuar seriozisht në ndërtimin e këmbës së dytë : atë të propozimit.

Një nga sukseset më të mëdha, në mendimin tim, janë identifikimi i rëndësisë së luftës ndaj propagandës, duke botuar manualet më të rëndësishme të anti-propagandës dhe mundësia që i është dhënë elitave, kryesisht të reja, të bëjnë politikë prej nga aty ku ata ndodhen.

Ajo që duhet të bëhet më mirë është komunikimi me strukturat e Partisë Demokratike, për të marrë më seriozisht punën e këtij departamenti. Një shembull konkret është beteja ndaj propagandës dhe ndërtimin e narrativës, e pa ndikuar nga ritmi që regjimi imponon në debatin publik, tashmë e pranuar edhe zyrtarisht si një gabim strategjik nga Kryesia e PD.

Drejtimi i ri i Departamentit Brain Gain duhet të ndërtohet për t’ju përgjigjur këtij realiteti.
Programin e drejtimit do e dërgoj ditët në vijim për ta diskutuar gjatë muajit tetor edhe me kandidatët e tjerë dhe anëtarët e departamentit, për të vendosur bashkarisht pas zgjedhjeve vazhdimin e rrugëtimit.

Në propozimin tim programi do ngrihet mbi tre shtylla : (1) Antipropaganda dhe narrativa ; (2) Headhunters ; (3) Propozime strategjike.

Departamenti Brain Gain duhet të vazhdojë të ndihmojë Partinë Demokratike për të luftuar propagandën e regjimit dhe për të ndërtuar narrativën e saj, të krijojë ura lidhëse me elitat intelektuale brënda dhe jashtë vendit si dhe të sugjerojë Partisë Demokratike strategji politike duke marrë kështu një dimension think tank-u dhe mundësie e hapësire për të bërë politikë.

Projektet aktuale si Laboratori i Ideeve, Zërat, Akademia Brain Gain, Rrjeti i Ambasadorëve, etj. do ridimensionohen rreth këtyre bazave për të bërë më mirë ata që janë bërë deri dje dhe duke korigjuar atë që nuk ka funksionuar.

Krenar të isha pjesë e kësaj eksperience dhe shpresoj të vazhdoj të kontribuoj në atë që une e quaj risia më e bukur e politikës shqiptare, në kohët më të turbullta politike dhe sociale të vendit tonë.

I hapur për çdo lloj sugjerimi.

Të fundit