Flash News

Ditari i Opozitës

PD dënon skandalin në Has: Policia filloi verifikimin me vonesë, nuk lejuan mediat të filmonin

PD dënon skandalin në Has: Policia filloi verifikimin me vonesë,

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon skandalin e ndodhur dje në Has, ku djemtë e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Has Halit Mulaj, të cilët u kapën duke shpërndarë pako nga rezervat e shtetit me qëllime elektorale.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja tha nga seliua blu se video e publikuar nga kandidati i opozitës, Miftar Dauti, tregon qartazi se si ndihmat e rezervave të shtetit transportohen me automjet personal të familjarëve të kandidatit socialist.

Kraja deklaroi se ky përbën një krim zgjedhor të padiskutueshëm. Kraja thotë se Policia e Shtetit nuk ka bërë verifikimin në kohën e duhur, madje punonjësit e policisë kanë ndaluar filmimin nga jashtë automjetit.

“Skandali nuk mbetet me kaq. Sipas raportimeve të para, pas denoncimit publik të kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Miftar Dauti, Policia e Shtetit, rrethon automjetin, rreth orës 21:40, të së hënës, por nuk fillon procedurat e verifikimit deri rreth orës 01:20 minuta të ditës së sotme. Oficerët i mëshojnë faktit se, makina duhet hapur në komisariat, jo aty ku është skena e krimit. Po këta punonjës policie tentojnë të ndalojnë filmimin nga jashtë xhamave të automjetit të pakove me logo zyrtare.

Lind pyetja: Cfarë kërkojnë pakot me stemë të “Republikës së Shqipërisë, Rezervat Materiale të Shtetit” në makinën e djemve të kandidatit të Partisë Socialiste, Has? Ku u morën këto pako dhe çfarë përmbajnë? Përgjigjen mund ta jepnin Policia dhe Prokuroria sikur të mundësohej verifikimi i automjetit. Jo vetëm që automjeti nuk u hap, por u tentua pamundësimi i mediave të filmonin nga jashtë pakot shtetërore në këtë automjet. Qartësisht kemi të bëjmë me një strukturë të organizuar shtetërore në devijimin e votës së 14-Majit?”, deklaroi Kraja.

Të fundit