Flash News

Ditari i Opozitës

PD denoncon: Byberi i Tropojës i jep tenderin kushëririt të tij në kundërshtim me vendimin e KPP-së

PD denoncon: Byberi i Tropojës i jep tenderin kushëririt të tij

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast të dyshuar klientelizmi dhe shkeljesh ligjore në Bashkinë e Tropojës, ku tenderat vazhdojnë të favorizojnë kompanitë me lidhje familjare me drejtuesit lokalë.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim i rrugës Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje”, me fond limit 82.9 milionë lekë.

Në këtë garë morën pjesë 11 ofertues, por për shkak të skualifikimeve të ofertave konkurruese, fituese u shpall vetëm një kompani: “Vllaznimi” shpk, e cila më parë është denoncuar për lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë, Rexh Byberi.

Sipas PD-së, 6 oferta me çmim më të ulët u skualifikuan nga Autoriteti Kontraktor, duke favorizuar kompaninë që ka lidhje familjare me kreun e Bashkisë. Edhe këtë herë, fituesi rezulton të jetë një kompani në pronësi të kushëririt të Byberit, duke përsëritur një model të dukshëm të klientelizmit dhe mungesës së konkurrencës.

PD kërkon nga institucionet e kontrollit dhe auditimit të ndërhyjnë menjëherë për të hetuar këtë tender dhe për të garantuar transparencë dhe drejtësi në prokurimet publike, duke mos lejuar përsëritjen e skenarëve të klientelizmit familjar.

DEKLARATA E VANGJELIT:

Partia Demokratike denoncon një tjetër skandal në Bashkinë e Tropojës, ku shkeljet ligjore dhe abuzimet me tendera vijojnë të përsëriten, të inkurajuara nga pandërshkueshmëria që u jep titullarëve guxim të veprojnë hapur kundër ligjit dhe në kundërshtim me vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), të cilat kanë efekt detyrues për Autoritetin Kontraktor.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt: ‘Ndërtim i rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje’, me fond limit 82.9 milionë lekë.

Në këtë garë morën pjesë 11 ofertues, por në mungesë konkurrence, fitues u shpall oferta e vetme e mbetur pas skualifikimeve.

Autoriteti Kontraktor, skualifikoi 6 oferta me çmim më të ulët se fituesi, duke favorizuar kompaninë ‘Vllaznimi’ shpk, e denoncuar më herët për lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi.

Edhe këtë herë, Bashkia ka shpallur fituese një kompani në pronësi të kushëririt të kryetarit Byberi, duke përsëritur skenarin e klientelizmit familjar.

Por skandali nuk ndalet këtu.

Të fundit