Flash News

Ditari i Opozitës

PD e Shkodrës: Misioni jonë dhe i Bashës s'ndalet këtu, vijon deri në çrrënjosjen e sistemit

PD e Shkodrës: Misioni jonë dhe i Bashës s'ndalet këtu,

Partia Demokratike e Shkodrës e konsideron si një fitore të padiskutueshme për zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse sipas saj, përballe kishte forcat e errëta të krimit të organizuar, struktura të sofistikuara të shitblerjes së votës dhe mekanizmat e intimidimit të qytetarëve.

Përmes një deklarate për mediat, PD e Shkodrës shprehet se misioni i saj dhe i kryedemokratit Lulzim Basha nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdojë betejën, deri në çrrënjosjen e sistemit, sipas tyre, kriminal të Ramës.

Përmes kësaj deklarate PD e Shkodrës shpreh mbështetje ndaj Bashës, teksa zërat që i kërkojnë dorëheqjen po shtohen gjithnjë e më shumë. Në Qarkun e Shkodrës, PD arriti të merrte 5 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, po aq sa edhe në zgjedhjet e kaluara të vitit 2017.

Deklaratë e Partisë Demokratike Dega Shkodër

Të dashur bashkëqytetarë, kur kanë mbetur edhe pak orë nga përmbyllja e procesit të numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike, vullneti Juaj rikonfirmoj si forcë të parë me diferencë të madhe me kundërshtarin Partinë Demokratike.

Kush më mirë se ju e di se kjo e jona ishte një fitorë që nuk diskutohej, por që përballe kishte forcat e errëta të krimit të organizuar, struktura të sofistikuara të shitblerjes së votës dhe mekanizmat e intimidimit të qytetarëve, me qellim tjetërsimin e vullnetit të tyre.

Por Shkodra, si çdo herë tjetër, qëndroi burrneshë dhe doli faqebardhë. Numri i larte i votave të pavlefshme, si në qarkun tone, ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë, tregon që mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleatëve të saj në krim, deri në tavolinat e numërimit, ku numëruesit e tyre janë parë me zë dhe figurë duke plotësuar në shkelje flagrante të ligjit fletët e votimit.

Të dashur Shkodran, misioni i Partisë Demokratike dhe i kryetarit të saj Lulzim Basha nuk ndalet këtu, por ai vijon deri në çrrënjosjen e sistemit të instaluar dhe rikthimin e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarëve.

Partia Demokratike Shkodër vazhdon të jetë në mbështetjen tuaj, ashtu sikurse ka qenë gjithmonë. Partia Demokratike mbështet Kryetarin Lulzim Basha në misionin e tij.

Ecim përpara me Lulzim Bashën.

Të fundit