Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Integrated Energy e inceneratorëve përfitoi 65.9 mld lekë në 5 vite nga qeveria

PD: Integrated Energy e inceneratorëve përfitoi 65.9 mld lekë

Përmes një denoncimi, PD bën me dije se Integrated Energy ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, nga data 4 Prill 2018 deri në 23 Gusht 2023, në vlerën totale prej 65.9 miliard Lekësh.

Aty thuhet se këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që ndërkohë u takon bashkive përkatëse.

Denoncimi

Integrated Energy e inceneratorëve përfitoi 65.9 mld lekë në 5 vite nga qeveria

Integrated Energy, kompania famëkeqe e inceneratorëve, ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, nga data 4 Prill 2018 deri në 23 Gusht 2023, në vlerën totale prej 65.9 miliard Lekësh.

Këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që ndërkohë u takon bashkive përkatëse.

Konkretisht pagatorët e Klodian Zotos janë:

Bashkia Tirane -151 transaksione

Bshkia Durres – 21 transaksione

Bashkia Vore – 14 transaksione

Bashkia Kavaja – 23 transaksione

Ministria e Kultures- 13 transaksione

Gjykata e larte – 4 transaksione

INUK – 1 transaksion

Aparati i Drejtorisë së Policisë së Shtetit – 1 transaksion

Drejtoria e Pergjithshme eTatimeve – 1 transaksion

Drejtoria e informacionit te Klasifikuar – 2 transaksione

Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit – 5 transaksione

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave – 1 transaksion

Aparati Qendror INSTAT – 1 transaksion

Spitali Distrofik – 2 transaksione

Qendra e Formimit Profesional Nr.1 Tiranë – 2 transaksione

Kompania e Zotos është gjithashtu pjesë në tenderin e 2020 për ndërtimin e landfillit të Vlorës, me vlerë 9.8 milion euro i financuar me ndërmjetësimin e Agjencisë Gjermane për Zhvillim.

Ky projekt ka mbetur pezull pasi kompania e Klodian Zotos Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të SPAK.

Kur dëgjoni emrin e Klodain Zotos që përsëritet…

Klodian Zoto në Inceneratorin e Tiranës,

Klodian Zoto në Inc e Elbasanit,

Klodian Zoto në Inc e Fierit,

Klodian Zoto në landfillin e Vlorës,

Klodian Zoto në Bashkinë Durrës,

Klodian Zoto në Bashkinë Vorë,

Klodian Zoto në Bashkinë Kavajë, në INUK, Gjykatë të lartë, Tatime, Spitale etj…

Pyeteni veten: cfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që vetëm njeriu më i fuqishëm, që ka pushtet mbi ҫdo institucion të këtij vendi, mund të “bekojë” shtrirjen e këtij shërbimi në të gjitha qytetet, institucionet, përfshirë këtu dhe ato të drejtësisë.

Ky njeri quhet Edi Rama.

Paratë e vjedhura kërkojani atij.

Klodian Zoto është vetëm një pupac me rrogë të lartë.

Të fundit