Flash News

Ditari i Opozitës

PD kundër presidentit: Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg! Mbaroi koha kur PD përdorej si mburojë

PD kundër presidentit: Meta dhe njerëzit e tij të

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta.

Mbrëmë në një emision televiziv në Shkup, Meta duke komentuar protestën e 8 janarit, kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Ai shtoi se prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm.

"Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane", thuhet në reagimin e PD. 

 

Të fundit