Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Mbi 19 mijë studentë më pak në 4 vite, shumica po largohet. Problematikat që mbart viti i ri akademik

PD: Mbi 19 mijë studentë më pak në 4 vite, shumica po

Në nisje të vitit të ri akademik, Partia Demokratike ngre si shqetësim largimin e të rinjëve dhe uljen e numrit të studentëve. Sipas deputetes Ina Zhupa, nga viti 2017 deri në 2021, janë regjistruar 19.516 studentë më pak. Zhupa thotë se ulja e numrit me 17% ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes.

"Shumica zgjedhin të largohen nga mungesa e cilësisë arsimit dhe jetesës në Shqiperi, por edhe nga mungesa e punësimit në profesionin që ushtrojnë. Ka edhe nga ata që e kanë të pamundur të vazhdojnë arsimin e lartë për arsye ekonomike, tarifa të larta edhe në publik, mungesa e bursave dhe lehtësira domethënëse për ta.

Por edhe kur diplomohen në vend, zgjedhin të largohen shumë shpejt, ku Shqipëria për shkak të politikave të gabuara në vlerësimin e profesioneve, kushteve dhe pagave nuk merr dot mbrapsh investimin e bërë në arsim. Vetëm në dy vite 2018 dhe 2019 ne Gjermani kanë njësuar diplomat 2460 mjeke, infermier dhe punonjës të shëndetësisë nga Shqipëria", shkruan deputetja në rrjetet sociale.

Kjo e fundit shprehet kundër vaksinimit të detyrueshëm të studentëve, duke nënvizuar se nuk duhet të ishte në formë "kërcënimi", por sensibilizimi. Zhupa vë theksin te disa prej problematikave që do e shoqërojnë këtë vit akademik.

"Në vend të një fushate ndërgjegjesimi, sensibilizimi, bisedimi dhe sqarimesh me ekspertët e shëndetësisë dhe studentëve në auditore për vaksinimin, zgjedhin kërcenimet për mos shkollim të rinisë shqiptare.

Problematika e krijuara nga ligji i arsimit të larte, tarifat, karta e studentit me shume propagandë së shërbime, vështirësitë me mësimin online, dështimi i kërkimit cilësor shkencor dhe kontrollit të cilësisë, statusi dhe pagesat e pedagogëve janë disa nga problemet që ky vit akademik i mbart si edhe ata paraardhës nga një keqmenaxhim dhe moskokëçarje së gjithe drejtuesve të qeverisjes Rama", shton deputetja.

Të fundit