Flash News

E-TJERA

Universitetet hapin dyert për studentët pas gati dy vitesh. Vaksina, kusht për të hyrë në auditor

Universitetet hapin dyert për studentët pas gati dy vitesh. Vaksina,

Ditën e sotme nis viti i ri akademik pas gati dy vitesh me auditorë bosh. Studentët do të rikthehen sot në universitete, por me disa kushte që duhet t'i plotësojnë.

Përveç maskave, distancës fizike që duhet të respektojnë, ata duhet të jenë të vaksinuar kundër Covid-19. Ky vendim u mor nga ministria e Shëndetësisë rreth një muaj më parë.

Asnjë studentët i pavaksinuar nuk do të lejohet të hyjë në auditor. Nëse nuk janë vaksinuar, ata do të vazhdojnë aplikimin e mësimit onlinë. Por sistemi hibrid i mësimit ka ngjallur pikëpyetje, pasi ka vështirësi në menaxhim.

Kështu thuhet në një sondazh të bërë së fundmi, ku konstatohet tjetër se shumica e studentëve nuk janë dakord me vaksinimin e detyrueshëm.

Kjo e fundit është kundërshtuar edhe nga rektori i UT Artan Hoxha, i cili është shprehur se një masë e tillë nuk është e nevojshme, pasi skenarët e zhvillimit të mësimit janë në varësi të situatës epidemiologjike.

Ende nuk ka një shifër të studentëve të vaksinuar, ndërsa për pedagogët është thënë që shumica tashmë i kanë marrë të dyja dozat anti-covid.

Të fundit