Flash News

Ditari i Opozitës

PD me ‘fytyrë’ të re, Komisioni i Rithemelimit: Basha po vendos dyer të blinduara, për ta kthyer në bunker

PD me ‘fytyrë’ të re, Komisioni i Rithemelimit: Basha po
Selia e PD pas ndryshimeve

Një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha bëri disa ndryshime në selinë e Partisë Demokratike, ku dyert dhe dritaret u veshën me blu dhe me logo e simbole të PD-së.

Pas ndryshimeve të bëra në godinën e selisë, ka reaguar edhe Komisioni i Rithemelimit. Në një deklaratë, komisioni akuzon Bashën se po tenton të blindojë selinë duke e kthyer atë në një bunker ‘vetmie dhe pazaresh’.

Njëherazi anëtarësia e komisionit rikujton Bashës se tentativat e tij për shndërruar selinë nuk mund të pengojnë shumicën dhe vullnetin e votës së lirë.

“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij.

Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.

Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me  dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata  qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.

Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine”, thuhet në deklaratë.

Të fundit