Flash News

Ditari i Opozitës

PD ngre akuza: Tom Doshi vendos gjithçka në emër të Edi Ramës në Shkodër

PD ngre akuza: Tom Doshi vendos gjithçka në emër të Edi

Partia Demokratike shprehet se Tom Doshi ka ndërhyrë në fushatën elektorale në Shkodër, duke përcaktuar kandidaten e PS-së për këtë bashki. Kreu i grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj tha për mediat se Doshi merr çdo vendim në Shkodër në emër të Edi Ramës.

“Çdo shqiptar e ka parë se si non grata Tom Doshi, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër. Shkodranët e dinë se cfarë ndodh me pushtetin e administruar nga Doshi.

Ata e dinë se kush i merr tenderat, vendet e punës, kush i zgjedh drejtorët sot në Shkodër. Shkodranët e dinë se Tom Doshi është njeriu që vendos gjithçka në emër të Edi Ramës”, deklaroi Alibeaj.

Ky i fundit sulmoi edhe “Shtëpinë e Lirisë”, ndërsa deklaroi se kush voton kandidatin e saj mban në pushtet kryeministrin Edi Rama.

“Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, që ta ketë më pas për pazarin e rradhës me Ramën.

Shkodranët me 6 mars do të duhet të zgjedhin nëse do ti nenshtrohen krimit dhe korrupsionit të përcaktuar si non grata nga SHBA, apo do ta shndërrojnë bashki në shërbim të tyre, në shërbim të qytetit.

Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën”, tha Alibeaj nga selia blu.

Të fundit