Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Paratë e vjedhura të inceneratorëve kërkojani Ramës, Klodian Zoto vetëm një pupac me rrogë të lartë

PD: Paratë e vjedhura të inceneratorëve kërkojani

Partia Demokratike denoncon se Integrated Energy, kompania e inceneratorëve me pronar Klodian Zoto ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale.

Zëdhënësja për Antikorrupsion të PD, Genta Vangjeli thotë në një deklaratë për mediat se këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që u takon bashkive përkatëse ta bëjnë.

Ajo shton se ky projekt ka mbetur pezull pasi kompania e Klodian Zotos Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të SPAK.
Deklarata e plotë:  

Integrated Energy, kompania famëkeqe e inceneratorëve, ka përfituar 244 pagesa prej 16 institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokale, nga data 4 Prill 2018 deri në 23 Gusht 2023, në vlerën totale prej 65.9 miliard Lekësh.
Këto pagesa janë bërë për depozitim mbetjesh, një shërbim që ndërkohë u takon bashkive përkatëse.

Konkretisht pagatorët e Klodian Zotos janë:

Bashkia Vore – 11 transaksione
Bashkia Kavaja – 22 transaksione
Bashkia Tirane -153 transaksione
Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit – 3 transaksione
Ministria e Kultures- 13 transaksione
Gjykata e larte – 4 transaksione
Bashkia Durres – 2 transaksione
Qendra e Formimit Profesional Nr.1 Tiranë
Aparati i Drejtorisë së Policisë së Shtetit
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
INUK
Drejtoria e informacionit te Klasifikuar
Aparati Qendror INSTAT
Spitali Distrofik
Drejt.Pergj.Tatimeve

Kompania e Zotos është gjithashtu pjesë në tenderin e 2020 për ndërtimin e landfillit të Vlorës, me vlerë 9.8 milion euro i financuar me ndërmjetësimin e Agjencisë Gjermane për Zhvillim.
Ky projekt ka mbetur pezull pasi kompania e Klodian Zotos Integrated Technology Services është nën sekuestro preventive me urdhër të SPAK.
Kur dëgjoni emrin e Klodian Zotos që përsëritet…Klodian Zoto në Inceneratorin e Tiranës, Klodian Zoto në Inc e Elbasanit, Klodian Zoto në Inc e Fierit, Klodian Zoto në landfillin e Vlorës, Klodian Zoto në Bashkinë Durrës, Klodian Zoto në Bashkinë Vorë, Klodian Zoto në Bashkinë Kavajë, në INUK, Gjykatë të lartë, Tatime, Spitale etj… Pyeteni veten: cfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që vetëm njeriu më i fuqishëm, që ka pushtet mbi ҫdo institucion të këtij vendi, mund të “bekojë” shtrirjen e këtij shërbimi në të gjitha qytetet, institucionet, përfshirë këtu dhe ato të drejtësisë.
Ky njeri quhet Edi Rama.
Paratë e vjedhura kërkojani atij. Klodian Zoto është vetëm një pupac me rrogë të lartë.

 

Të fundit