Flash News

Ditari i Opozitës

PD për fashën e energjisë: Si Rama e hoqi në 2014-ën, argumenti që përdori në të dyja rastet

PD për fashën e energjisë: Si Rama e hoqi në 2014-ën,

Partia Demokratike thotë se qeveria po rezervon një dimër të vështirë për qytetarët, referuar çmimit në rritje të energjisë.

Anëtari i Kryesisë, Eno Bozdo rikthen në vëmendje vitin 2014, kur Edi Rama e hoqi fashën dhe tashmë që po e rikthen, me të njëjtin argument, mbrojtjen e konsumatorit.

Sipas Bozdos, kjo nuk është fasha e kursimit, por e shkatërrimit. Bozdo ka theksuar se kur hoqi fashën, Rama rriti me 75% çmimin e energjisë, duke goditur familjet dhe favorizuar të pasurit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai nënvizoi se sektori energjitik është i rrënuar dhe fajin për këtë, ia adresoi keqmenaxhimit nga qeveria.

“Sipas Ramës, ata që konsumojnë mbi një sasi të caktuar energjie, do ta paguajnë me çmimin e tregut, praktikisht 10 herë më shtrenjtë, duke vendosur një fashë konsumi, të njëjtën fashë të cilin ai vetë e hoqi në vitin 2014. 

Për kujtesë, qeveria e Partisë Demokratike aplikonte një fashë prej 300 këh në muaj për të mbrojtur familjet e varfra, që konsumonin pak energji.

Edi Rama e hoqi këtë fashë duke e rritur ndjeshëm çmimin, për afro 75% të konsumatorëve. Praktikisht u goditën familjet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, ndërsa ata që shpenzonin më shumë, të pasurit, u favorizuan me çmimim më të ulët. 

Tetë vite më vonë po bën të kundërtën. ‘Ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë’, thotë ai. Por në fakt të gjithë do të paguajnë, pa asnjë përjashtim. Fasha që do të vendoset ne emër të kursimit, është fasha e shkatërrimit, dhe jo e kursimit.

Është e pamundur që për dy gjëra të kundërta të kesh të drejtë të dyja herët. E vërteta është e thjeshtë: mashtron në të dy rastet”, deklaroi ndër të tjera Bozdo.

Të fundit