Flash News

Ditari i Opozitës

"PD po thellon avantazhin, shqiptarët votuan ndryshimin" Rushaj flet nga qëndra e numërimit tek 'Shkolla e Kuqe'

"PD po thellon avantazhin, shqiptarët votuan ndryshimin" Rushaj

Drejtuesi i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj ka folur nga KZAZ nr. 38 te “Shkolla e Kuqe” u shpreh se ndryshe nga mbrëmë kur u hapën kutitë e para, sot trendi ka ardhur në rritje për PD-në, e cila sipas tij po thellon avantazhin, jo vetëm në këtë njësi, por të gjithë vendin.

Rushaj theksoi se bashkë me LSI-në si koalicion avantazhi do të jetë edhe më i thellë.

Avantazhi i PD në njësinë 8 do të thellohet, besoj që vullneti i njerëzve për ndryshim do ti paraprijë kjo njësi, kështu që ne kemi gjithë interesin ta përfundojmë me sukses dhe integritet këtë proces.

"Nё fakt, nё avantazh tani ёshtё Partia Demokratike nё kёtё zonё nё kёtё KZAZ ёshtё partia Demokratike ndёrsa pёrsa i pёrket ndaj asaj qё ambasadori ka thёnё ёshtё ajo se çfarё ne jemi munduar tё bёjmё gjatë gjithё ditёs e kёsaj periudhe. Çdo votё do tё numёrohet, zёri i qytetarёt do tё dёgjohet. Nё fakt qytetarёt kanё votuar pёr ndryshimin dhe kjo ёshtё e qartё nga kjo njësi ju e shikoni vetё qё partia demokratike ka njё avantazh qё po e thellon gjithnjё e mё tepёr aq mё tepёr Partia Demokratike nё krahasim me Partinё Socialiste si koalicion  bashkё me LSI jemi nё nёj avantazh tё qartё dhe tё thellё," - tha Rushaj për mediat.

"Interesi jonë është padyshim që të  përfundojë me integritet këtë proces të numërimit të votave. Është shumë e rëndësishme që të numërohet çdo votë, natyrisht ne do të bëjmë maksimumin të gjithë disponibilitetin tonë që ky proces të mbarohet në kohë dhe me integritet. Jemi në avantazh, besoj që avantazhi do të thellohet, besoj që vullneti i njerëzve për ndryshim do ti paraprijë kjo njësi, kështu që ne kemi gjithë interesin ta përfundojmë me sukses dhe integritet këtë proces,"- shtoi Rushaj.

Të fundit