Flash News

Ditari i Opozitës

PD publikon videon: Si po mbrohet masakra zgjedhore në Elbasan

PD publikon videon: Si po mbrohet masakra zgjedhore në Elbasan
Foto ilustruese

Partia Demokratike ka nxjerrë një video, që sipas saj, dëshmon një masakër zgjedhore në Elbasan. Në video, jepen deklaratat e përmbledhura të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, i cili thotë se në makinën pa targa të bllokuar në Elbasan nuk u gjetën sende të kundraligjshme dhe të prokurorit Alfred Shehu, i cili po ashtu e mohon që në makinë të jenë gjetur materiale zgjedhore.

Deklaratat e zyrtarëve u bënë pas përplasjes për bindje të ndryshme politike në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin xhuvani. Referuar një artikulli të Reporter.al, ku pretendohet se përplasja në Elbasan u manipulua, pasi në makinën për të cilën nisi përplasja u gjetën bllok pagesash dhe karta ID, PD thotë se është bërë një masakër elektorale.

Të fundit