Flash News

Ditari i Opozitës

PD thërret grupin parlamentar, mbledhja me dyer të mbyllura

PD thërret grupin parlamentar, mbledhja me dyer të mbyllura

Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur sot në orën 9:00 një mbledhje me deputetët demokratë në selinë blu.

Në kë takim me dyer të mbyllura pritet të vendoset edhe lidhur me qëndrimin që do të mbahet në seancë plenare ndaj pikave të rendit të ditës.

Sakaq, sot në Kuvendin e Shqipërisë, pritet një seancë plenare me rend dite të ngarkuar, pasi do të raportojnë drejtuesit e disa prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë dhe rendit në vend.

Në foltore do të dalë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, për të paraqitur gjendjen e kriminalitetit në vend, ndërsa më pas do të raportojë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  

 

Të fundit