Flash News

Ditari i Opozitës

PD votoi pro zgjatjes së vettingut, ‘Rithemelimi’: Paterica e Ramës mban fytyrën e Lulzim Bravës

PD votoi pro zgjatjes së vettingut, ‘Rithemelimi’: Paterica e

Opozita votoi sot në Kuvend pro zgjatjes së afateve për organet e vettingut, Me 180 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim, u vendos shtyrja e afateve për vettingun.

Komisioni i Rithemelimit, që u largua nga salla e Kuvendit duke refuzuar votimin, e kanë cilësuar votën e opozitës si një dëshmi që Basha është “paterica e vertetë e Edi Ramës”. Sipas ‘Rithemelimit’, Basha dha votën për të zgjatur mandatin e familjarëve të ministrave të Partisë Socialiste në organet e vetingut.

Deklaratë e Komisionit të Rithemelimit të PD!

Sot më shumë se kurrë shqiptarët dhe demokratët panë se si ne shperfillje te plote te rregullave per ndryshimet kushtetuese Lulzim Brava votoi sot zgjatjen e vettingut, te cilin ai me pare e quante si “Projektin Mafioz te Reformës në Drejtesi”.

Edi Rama nuk i dha asnjë shans pengut Basha  përvecse të mbyllte gojën dhe si një qenie pa dinjitet, të ngrinte kartonin për të zgjatur mandatin e familjarëve të ministrave të Partisë Socialiste në organet e vetingut.

Ky projekt futi drejtesine shqiptare ne kolaps te rende, krijoi nje stok prej 115 mije dosjesh gjyqesore dhe u mohoi shqiptareve te drejten themelore per nje proces gjyqesor te drejte, bllokoi procesin e integrimit, shnderroi Shqiperine ne epiqender te trafiqeve drejt Europes dhe bllokoi investimet e huaja.

Sot ne parlament shqiptarët dhe demokratët panë versionin më të shëmtuar të një opozite fasadë, të marrë peng nga pushteti, e cila në diktatin e Edi Ramës detyrohet t’i thotë pengmarresit dajë dhe t’i sigurojë atij votat për kapjen e plote dhe perfundimtare te sistemit të drejtësisë.

Sot të gjithë u bëmë dëshmitarë se paterica e vertet   Edi Ramës ka emrin dhe fytyrën e pengut të tij Lulzim Brava!

Partia Demokratike e bashkuar me aletatet e saj ne Shtepine e Lirise u ben thirrje te gjithe shqiptareve dhe demokrateve qe ne 6 Mars te bashkohemi jo thjesht dhe vetëm për të zgjedhur kandidatin më të mirë, por për ti dhënë fund narkoshtetit te Edi Rames dhe opozitës fasadë te  regjimit të tij, që ka vetëm logon dhe fytyrën e Lulzim Bashës.

Të fundit