Flash News

E-TJERA

Votohet në Kuvend me vota 118 pro zgjatja e afateve të vettingut, 4 abstenim asnjë kundër

Votohet në Kuvend me vota 118 pro zgjatja e afateve të vettingut, 4

Votohet mes debatesh dhe replikave ndryshimi i Kushtetutës për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.

Në seancën e sotme parlamentare zgjatja e afateve të vettingut u votua me 118 pro, 4 abstenim dhe asnjë deputet nuk votoi kundër.

Po ashtu, me 120 vota pro u miratua edhe ngritja e komisionit për Reformën Territoriale dhe me 119 vota pro u miratua ngritja e komisionit për Reformën Zgjedhore.

Gjatë seancës parlamentare nuk kanë munguar debatet mes PD dhe PS. Deputetët e Partisë Demokratike votuan pro duke bërë bashkë votat mazhorancën socialiste teksa si justifikim përdori integrimin e vendit. 

Të vetmet vota kundër janë ato të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij, ndërsa tre nga votat e LSI ishin abstenim (deputeti i LSI Agron Çela votoi pro).

Të fundit