Flash News

Ditari i Opozitës

“Peng i Ramës me ‘Toyota Yaris’”, Basha i përgjigjet Berishës: Keqardhje ta shohësh të bjerë poshtë e më poshtë me trillime

“Peng i Ramës me ‘Toyota Yaris’”, Basha i

Vjen reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha pas akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha sot nga ‘Foltorja’ e mbajtur në Burrel.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se ndjen keqardhje lidhur me akuzat ndaj tij, që sipas tij janë trillime identike si të kundërshtarit (Edi Rama).

“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”, shkruan Basha.

Të fundit