Flash News

Ditari i Opozitës

“Peng i vërtetë i Ramës”, Basha reagon pas deklaratës së Berishës

“Peng i vërtetë i Ramës”, Basha reagon pas

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha.

Ky i fundit e cilësoi Bashën si peng i vërtetë i kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha kujton nismën e tij për vettingun në politikë dhe bëri thirrje që të nisë transparenca për të gjithë.

“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.
Që t’i japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë.”, shkruan Basha.

“Peng i vërtetë i Ramës”, Basha reagon pas

Të fundit