Flash News

Ditari i Opozitës

"Përdorën funksionin publik për fushatë", LSI padi në SPAK për Peleshin dhe tre drejtorë të Korçës

"Përdorën funksionin publik për fushatë", LSI padi
Niko Peleshi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur ministrin e Mbrojtjes, njëherësh drejtuesin politik të PS-së në Korçë, Niko Peleshin. Kallëzimi në SPAK përfshin edhe zyrtarë të lartë në këtë qytet.

Kandidati i LSI-së në këtë qark, Endrit Braimllari ka paditur edhe drejtuesen e FSDKSH Korçë, Petrika Tollkuçin, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Ilir Bajlozin dhe drejtorin e OSHEE-së, Artur Qeramixhiun.

Kallëzimi është bërë për akuzat: “Shpërdorim detyre” dhe “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Në padi thuhet se Peleshi bashkë me tre drejtorët kanë lënë postin e  funksionarit publik dhe kanë nisur të bëjnë fushatë elektorale, duke nisur edhe nga administrata dhe institucionet në varësi të tyre.

"Përdorën funksionin publik për fushatë", LSI padi

"Përdorën funksionin publik për fushatë", LSI padi

Të fundit