Flash News

Ditari i Opozitës

Përfaqësues të ‘Rithemelimit’ në PPE, Berisha: Nuk ka pasur ftesë, do shkojnë 4 deputetë

Përfaqësues të ‘Rithemelimit’ në PPE, Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar lajmet rreth ftesës që Partia Popullore Evropiane i ka bërë disa përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit.

Në konferencën or shtyp Berisha tha se nuk ka pasur ftesë nga ana e PEE-së, por janë 4 deputetë të Rithemelimit që do të shkojnë me ftesë nga organizata të lidhura me PPE: Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Edith Harxhi dhe Genc Pollo.

Më tej Berisha shtoi se pjesë e delegacionit në PPE, do të jetë edhe Jorida Tabaku si anëtare e grupit parlamentar Popullor në Këshillin Evropian.

“Dua të sqaroj se keni pasur një polemikë në media. PPE ka një qëndrim shumë korrekt. Nuk është e vërtetë që kjo parti i ka dërguar ftesë. Partia Popullore nuk ka dërguar ftesë për neutralitetin e saj. Por do të shkojnë disa nga ne shkojnë 4-5. Vokshi shkon e ftuar nga Gruaja Popullore Evropiane, Belindi nga Të Rinjtë Popullorë. Edith Harxhi dhe Genc Pollo nga një fondacion mik i lidhur me këtë. Tabaku është anëtare e grupit parlamentar Popullor në Këshillin e Evropës”, deklaroi Berisha.

Të fundit