Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Mazhoranca s’e ka prioritet reformën zgjedhore

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Mazhoranca s’e ka

Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Gazment Bardhi ka folur për mediat lidhur me diskutimet në këtë mbledhje dhe tha se nuk u morën parasysh propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore.

Ai shtoi se opozita nuk e pranon që çështja e zgjedhjeve të lira të mos trajtohet.

“Maxhoranca nuk mori në shqyrtim propozimet e opozitës. Komisioni i reformës zgjedhore u diskutua sot gjatë mbledhjes.

I jam drejtuar kryetares së kuvendit për të nxjerrë përgjegjësitë për komisionin që është mbledhur 2 herë në 1 vit pa dhënë asnjë rezultat. Në zgjedhjet e 14 majit duhet të shkonim me një kuadër të plotë ligjor që përmbushte rekomandimet e OSBE.

I kam kujtuar kolegëve të PS që kanë shpallur si prioritet reformën zgjedhore, për të cilën duhet të jesh serioz. Si opozitë kemi marrë përgjegjësitë tona për mosrealizimin e reformës zgjedhore.

Nuk pranojmë dot që një çështje si zgjedhjet e lira të mos trajtohet. Këtë e kemi adresuar duke krijuar një ekip të ri përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore”, u shpreh ai.

 

Të fundit