Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon mes debatesh seanca për Fredi Belerin

Përfundon mes debatesh seanca për Fredi Belerin

Ka përfunduar seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në Gjykatën e Posaçme u debatuan provat shkresore të SPAK. Përmes avokatëve të tij, Beleri i konsideroi të pavlefshme dhe të pa përdorshme aktet e regjistrimit të hetimit nga Prokuroria e Vlorës.

Po ashtu kërkuan pavlefshmëri të autorizimeve të përgjimeve ambientale dhe fotografimit të fshehtë nga i infiltruari. Në seancë u tha se telefoni celular i Fredi Bejlerit nuk ishte këqyrur, pasi ai nuk kishte dhënë kodet e tij.

Sipas prokuroreve nga këqyrja e telefonit të të infiltruarit Arsen Rama, Spak kishte provuar komunikimet mes të dyve. “Prokurorët kanë qenë seleksionues, thanë avokatët, pasi kanë zbardhur vetëm kontaktet e Arsen Ramës me Fredi Belerin dhe asnjë kontakt tjetër të ditës”. 

Ndërkohë hetuesit kanë arritur të zbërthejnë telefonin e Kokaveshit, duke i zbuluar një sërë mesazhesh inkriminuese që ai ka shkëmbyer me Fredi Belerin përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, por edhe me persona të tjerë.


Brenda telefonit të Kokaveshit, në aplikacionin “WhatsApp” është zbuluar një grup i emëruar “Himara ime je ti”, ku Kokaveshi premtonte dokumente greke për banorët e Himarës.

Të fundit