Flash News

Ditari i Opozitës

Përgjimi i Lames, reagon Basha: Akt kriminal, Rama gjen mënyra si t’ju gënjejë për herë të tretë

Përgjimi i Lames, reagon Basha: Akt kriminal, Rama gjen mënyra si

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e radhës në Kamëz. Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se koalicioni për Ndryshim është në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme dhe më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Duke iu referuar përgjimit të publikuar në media të drejtorit të përgjithshëm të kadastrës, kreu i opozitës u shpreh se ky është një skandal tjetër i Edi Ramës, i cili e ka kuptuar se po i humb zgjedhjet dhe tani gjen mënyra si t’i gënjej për herë të tretë shqiptarët.

Lulzim Basha: Ju jeni në këtë shesh, jam i sigurt që të gjithë e mësuat skandal pas skandali, e dëgjuat sesi drejtori i përgjithshëm i kadastrës me porosi të Edi Ramës pranon, në fakt udhëzon që të shkojnë derë më derë e t’u thonë familjeve që do t’jua bëjmë legalizimin pasi të na e jepni votën po në fakt ne nuk mund t’jua bëjmë po s’mund t’jua themi tani.

Ky është një akt kriminal se çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do ti prishë pas 25 Prillit është sakrifica e jetës, është sakrifica e familjes, është sakrifica e bijve dhe bijave tuaja në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t’jua prishë pas zgjedhjeve pa dëmshpërblim, vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim.

Ky është Edi Rama i vërtetë, ky është Edi Rama i 8 viteve që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas. Ja, dëgjojeni siç e dëgjoi gjithë Shqipëria sot, kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë, ky është njeriu që kërkon edhe 4 vite të tjera. Le ta ,marrë përgjigjen nga Kamza, nga Paskuqani, nga Zall-Herri, nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, më 25 Prill ne do e largojmë duke votuar numrin 9. 9 për të përfunduar procesin e legalizimit, për të bërë të mundur që të gjithë ata që për 8 vite më kot shpresuan, e paguan ryshfet të majme  e nuk ja dolën të siguronin dot dokumentet e shtëpisë së tyre. Për të gjitha ata që meritojnë e do të kenë me planin tonë përfundimin e këtij procesi. Për të gjithë ata që duan ta gëzojnë, ta mbajnë, ta shesin e ta zhvillojnë pronën e djersës së tyre votojeni në 25 ndryshimin, votoni numrin 9.

Vëllezër e motra ora e ndryshimit nuk ka të ndalur. Ndaj të gjithë bashkë të bëjmë të mundur këto 3, 4 ditë të fundit asnjë të mos mbetet në shtëpi. Të gjithë ti drejtohemi kutisë së votimit. Të gjithë ta dimë qendrën tonë të votimit sepse ndryshimi që Shqipëri, Kamza, Tirana e shqiptarët duan është në dorën tonë, mjafton të shkojmë të votojmë numrin 9. E kështu  të hapim bashkë derën e shpresës, derën e besimit tek e ardhmja, derën e mundësive ekonomike për çdo shqiptar e në veçanti për rininë e mrekullueshme të Kamzës, rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.

Do të jetë miqtë e mi, një nga fitore historike të cilat do të mbahen mend  për bashkimin e shqiptarëve si asnjëherë më parë. Sheshi është mbushur me demokratë, me qëndrestarë, me njerëz të cilët kanë qenë në ballë të betejave tona. Po në mes të këtij sheshi, gjatë këtij rrugëtimi si kudo në Shqipëri kam takuar e takoj edhe qytetarë të tjerë deri dje të pavendosur por sot pjesë e vendimit të madh për ndryshim edhe socialistët e zhgënjyer e të vendosur për  ta bërë 25 prillin një festë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre duke u bashkuar me ne si vëllezërit e në gjaku duke votuar numrin 9.

Duke votuar për ndryshimin numrin? 9. Dhe kështu vëllezër dhe motra ti përveshim edhe njëherë mëngët për të bërë të mundur zhvillimin e vërtetë duke i dhënë fund abuzimit të tmerrshëm tetë vjeçar. Një pas një vitet kaluan, gjëma pas gjëmash, heqja nga listat e ndihmës ekonomik, rritjen e faturave elektrike, rritjen e çmimit të naftës edhe kur goditi tërmeti prapë se prapë ai e pati mendjen vetëm te xhepat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, i la njerëzit në mëshirë të fatit. Dy dimra në çadra, i la banorët e Bathores, të Zall-Herrit dhe të mbarë zonave të goditura nga tërmeti pa ndihmë, me diskriminim, me vonesa, me korrupsion.

Më 25 Prill ju merrni fatin në duart tuaja sepse vota juaj për numrin 9 do të thotë rivlerësim i shpejtë me transparencë i dëmit, kompensim i plotë financiar, përfundim brenda kohës më të shpejtë të rindërtimit për të gjitha familjet e dëmtuara të Zall-Herrit, të Kamzës dhe të mbarë zonave të goditura nga tërmeti.  

Të fundit