Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimet e Bashës, Alizoti: Është për psikiatri, strategji e PS

Përjashtimet e Bashës, Alizoti: Është për psikiatri,

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti e konsideroi vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e 11 deputetëve një marrëzi.

I ftuar në News 24, Alizoti tha se ai vendim mund t’i jetë dhënë Kryesisë nga Partia Socialiste dhe gjithçka është bërë për të hequr vëmendjen nga ajo që po ndodh në Kosovë.

“Kjo është për të shpërqëndruar vëmendjen nga Kosova. Në sytë e mi , PD është themeluar që në burgjet e Spaçit dhe revoltat e mëdha dhe nuk mund të vijë një njeri anonim të bëjë kështu… shumë e rëndomtë.

Sa qesharake është. Kjo është një strategji sikur e bën PS. Kjo është për të shkuar tek “pavioni 5.”

Z.Basha është për psikiatri. Si mund të shpjegohet të përjashtosh gjithë njerëzit dhe të rrish vetë. Kjo është për psikozë, duhet studiuar në funksionimin e trurit", tha Alizoti.

Të fundit