Flash News

KRYESORE

Përjashtimi i Berishës, "përçarje" në selinë blu, 6 deputetë dalin kundër vendimit të Bashës

Përjashtimi i Berishës, "përçarje" në

Vendimi i kreut të demokratëve për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha ka ngjallur debate edhe brenda selisë blu.

Përjashtimi i ish-liderit të PD-së ka shkaktuar 'përçarje' mes demokratqëve ku disa zëra kanë dalë hapur kundër vendimit të kryetarit Lulzim Basha. Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj.

Më herët reaguan edhe zëra të tjerë kundër vendimit të Bashës. Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ish-deputeti Gent Strazimiri dhe ish-kreu i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani dolën hapur kundër vendimit të Bashës.

Ata e kanë cilësuar si një vendin' jo legjitim, i cili në 30 vite nuk ka qenë kopmetencë e askujt' duke e vendosur Bashën përballë dorëheqjes nga posti i kreut të PD-s.

Të fundit