Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i gazetarëve, Vokshi: Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë dhe të tërheqë vendimin

Përjashtimi i gazetarëve, Vokshi: Gramoz Ruçi duhet të

Kandidatja fituesja e PD, Albana Vokshi ka dalë në mbëshetje të gazetarëve, të cilët janë përjashtuar me vendim të Kuvendit nga aktivitetet parlamentare. Pas protestës së gazetarëve dhe qëndrimit ët BE-së lidhur me këtë çështje, Vokshi thotë se Kuvendi duhet të tërhiqet.

Duke e cilësuar vendim anti-kushtetues, ajo thotë se ndjesa duhet të vijë nga kryeparalmentari Gramoz Ruçi. Sipas Vokshit, është ky i fundit që ka përgjegjësi lidhur me këtë çështje. Ajo shton se kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE. është i papranueshëm.

"Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet. Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Granoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si i tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar!"-shkruan ndër të tjera Vokshi.

Të fundit