Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i opozitës nga Komisioni i Integrimit, Tabaku: Një hap pas! Qeveria ka dështuar

Përjashtimi i opozitës nga Komisioni i Integrimit, Tabaku: Një

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka foluar mbi përjashtimin e opozitës nga Komisioni Parlamentar i Integrimit Europian.

Në një prononcim për mediat jashtë ambjenteve të Kuvendit, Tabaku thotë se përjashtimi i opozitës nga ky komision është një hap pas për procesin e integrimit, ndërsa i kujton mazhorancës se vetëm dy vite më parë u miratua një ligj që forconte rolin e Kuvendit dhe i garantonte opozitës një hapësirë të qartë për të ushtruar funksionin e saj.

Tabaku: Komisioni i Integrimit ishte një  domosdoshmëri që ta trajtonte procesin e integrimit si një përfshirje të të gjithë forcave politike. Fatkeqësisht qeveria shqiptare ka dështuar me kohë me këtë proces , përjashtimi i opozitës në këtë moment  ka Komisioni është një hap pas. Se dyti para 2 vitesh ne miratuam një ligj për rolin e parlamentit në procesin e integrimit një ligj i cili i jepte hapësirë opozitës, përcaktonte një procedurë parlamentare për balancë. Sa më pak transparencë ka pak kontroll, aq më arrogant bëhet pushteti.

Të fundit