Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasja e Ramës me fermerin, Këlliçi: Pasi u tall me ta, tani u tregoi forcën dhe nuk i lë të flasin

Përplasja e Ramës me fermerin, Këlliçi: Pasi u tall me ta,

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi reagoi në rrjetet sociale, pas debatit live të kryeministrit Edi Rama me një fermer, teksa bashkë me ministrat po zhvillonte një takim sot në Divjakë.

Ai shkruan se kryeministri që pi verë 33 mijë euro shishja, pasi u premtoi se do të jenë më mirë në vitin 2040, sot u tregoi forcën dhe nuk i lë të flasin. 

Ndaj, deputeti shton se fermeri që tallet nga kryeministri, e ka vendin e tij, të drejten e tij, sovranitetin e tij në Bulevard derli në largimin e kësaj qeverie. 

Reagimi i plotë: 
Kryeministri që pi verë 33 mijë euro shishja, i tregon vendin fermerit në Divjakë!

Edi Rama i salloneve që shijon verë 33 mijë euro shishja, që ka avion privat, kopsht personal në zyrë që ka kushtuar 4 milionë euro nga taksat tona, e sheh ndeshjet e NBA në rreshtin e VIP ku një biletë kushton 25 mijë dollarë, i tregoi sot muskujt një fermeri të përmbytur, pa mbështetje, pa mundësi për të shtuar prodhimin, as për ta shitur atë.

Pasi u premtoi se do të jenë më mirë në vitin 2040, Edi Rama i talli fermerët dhe në fund nuk i la as të flisnin.

Atij që guxoi të ngrinte zërin, i tregoi forcën!

Kjo kur i ka penalizuar me ngrirjen e 120 mln euro të BE, pasi qeverisja e tij ende nuk tregon se ku i çoi 30 mln euro të vjedhura nga programi IPARD.

Shqipëria është kudo në çdo sektor, si pamja sot në Divjakë.

Njerëzit kanë halle, ndërkohë kryeministri u tregon përralla dhe nuk i lë as të flasin.

Ndaj zgjidhja është vetëm një. Sheshi, protesta, revolta deri në largimin e Edi Ramës.

Fermeri që tallet nga kryeministri, e ka vendin e tij, të drejten e tij, sovranitetin e tij në Bulevard.

Aty do degjohet zëri i tij, do apo nuk do Edi Rama.

Të fundit