Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasja me Bardhin, Shehu: Merret me tymnaja, po fsheh krimin

Përplasja me Bardhin, Shehu: Merret me tymnaja, po fsheh krimin

Kuvendi sot nuk pati vetëm debate e replika. Seanca u shoqërua me një përplasje mes dy deputetëve demorkatë, Gazment Bardhi dhe Tritan Shehu, lidhur me një vilë për të cilën Bardhi hodhi akuza një ditë më parë.

Në një lidhje për Abc News, Shehu u shpreh se nuk i merr në konsideratë deklaratat e Bardhit duke i konsideruar vetëm një ‘tymnajë’. Ai kërkoi nga deputeti që nëse ka fakte për atë çka deklaron, t’i drejtohet institucuioneve gjyqësore.

“Nuk dua të merrem me menskinitetet e Bardhit. Ato nuk kanë lidhje me D-në, kanë lidhje vetëm me ata njerëz që duan të merren me tymnaja. Çdo njeri nëse ka fakte konkrete duhet t’i denoncojë, në të kundërt është bashkëpunëtor, ish-Ministri i drejtësisë duhet t’i dijë mirë. Prokuroria duhet ta thërresë nesër pasi ai fsheh krimi”, u shpreh Shehu.

Gazment Bardhi deklaroi në Twitter një ditë më parë, se një deputet i Rithemelimit është marrë peng nga Rama pas ii është gjetur një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Dyshimet çuan që vila në fjalë t’i përkasë njërit nga 4 deputetët: Flamur Noka, Tritan Shehu, Bujar Leskaj ose Edmond Spaho.

Të fundit