Flash News

Ditari i Opozitës

'Përplasja' Rama-Veliaj për shkarkimin, Gjokutaj: Peshku i madh e ha të voglin!

'Përplasja' Rama-Veliaj për shkarkimin, Gjokutaj: Peshku i

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me 'përplasjet' verbale mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me shkarkimin e këtij të fundit nga posti. 

Rama urdhëroi shkarkimin e Veliajt pak ditë më parë duke propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, por ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Veliaj i cili nga burgu kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të dëgjohet nga palët para se të votohet shkarkimi i tij. 

Por kjo kërkesë është rrëzuar këtë të hënë. Lidhur me këto zhvillime avokati Gjokutaj thotë se refuzimi i kërkesës së Veliajt për tu dëgjuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak është sipas tij shkelje dhe privim i të drejtave të njeriut. 

Avokati e cilëson këtë situatë si shenjë të një sistemi politik ku ‘peshku i madh ha të voglin’, duke e quajtur realitetin aktual ‘xhungël të Rilindjes’.

Reagimi i plotë

 

Të fundit