Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasje me Metën se është afruar me PS-në? Luan Rama shfaqet krah Kryemadhit: Janë përpjekur të na përçajnë

Përplasje me Metën se është afruar me PS-në? Luan Rama

Drejtuesi politik i LSI-së për Qarkun e Vlorës, Luan Rama është shfaqur sot krah kryetares Monika Kryemadhi në Vlorë, pas zërave se ka patur përplasje me disa nga krerët e LSI-së dhe presidentin Ilir Meta, pasi është afruar me socialistët.  

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është tentuar të krijohet një  përçarje brenda tyre, por nuk ia kanë dalë dot.

Jam njëri nga 12 emrat, i barabartë mes të barabartëve në listën e LSI.

Na kanë sulmuar, na kanë përgojuar, janë përpjekur të na poshtërojnë e përçajnë por nuk ia kanë dalë dhe nuk do ia dalin sepse LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash”, theksoi Luan Rama.

Ditët e fundit, brenda LSI është përfolur për një përplasje mes figurave kryesore të kësaj force politike dhe drejtuesit politik të LSI-së në Vlorë, njëherazi zv. kryetar i saj, Luan Rama.

Dy ditë më parë, edhe kryeministri Edi Rama e komentoi këtë fakt, duke thënë në një intervistë për MCN se "Ilir Meta e pushkatoi Luan Ramën në Vlorë".  

  

Të fundit