Flash News

Ditari i Opozitës

"Përqafimi i fitores", nisin përgatitjet e festës së PS në sheshin "Skënderbej"

"Përqafimi i fitores", nisin përgatitjet e festës
Foto nga përgatitjet

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet në sheshin "Skënderbej" për festën e fitores që do mbahet pasditen e sotme në. Ishte kryeministri Edi Rama, i cili ftoi të gjithë ata që kanë kontribuar për rezultatin e PS, për të festuar në orën 18.00.

Tashmë në shesh kanë nisur të vihen karriget ku do të ulen pjesmarrësit. Rama tha përmes një postimi në Facebook: Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores.

Numërimi i votave nuk ka përfunduar, por PS kryeson me 74 mandate. PS duket se nuk do të presë të numërohen edhe votat e fundit, por të nisë festën e fitores.

Të fundit