Flash News

Ditari i Opozitës

Persona të maskuar në PD? Bardhi e mohon: Nuk ka asnjë kriminel apo të proceduar në seli

Persona të maskuar në PD? Bardhi e mohon: Nuk ka asnjë kriminel

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e ka mohuar praninë e personave të maskuar në selinë e Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediet, Bardhi tha se nuk ka asnjë person të tillë në seli, apo qoftë edhe donjë me precedentë penalë. Ai hodhi akuza mbi ish-kryeministrin Sali Berisha, se është ai që vjen i shoqëruar me banda të armatosura duke cituat edhe dy nga emrat e tyre.

“Nuk ka asnjë person të maskuar në PD. Asnjë person me precedent penal, asnjë kriminel në selinë qendrore të PD-së. Secilën prej këtyre kategorive vëzhgoheni kur në seli është Sali Berisha. Flet për banda të armatosur anë selinë e PD, vetë vjen i shoqëruar me trafikantë droge. Dhe quan bandë të armatosur stafin e selisë qendrore të PD-së. Petrit Mustafa i dënuar për vrasje me 17 vite burg. Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Berishës. Shkelmoi dyert e selisë qendrore të PD-së. Është një person në  kërkim nga autoritete britanike”, tha Bardhi.

Të fundit