Flash News

Ditari i Opozitës

Peticioni kundër Yuri Kim, Paloka: E kam firmosur, por nuk e kam bërë unë

Peticioni kundër Yuri Kim, Paloka: E kam firmosur, por nuk e kam

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka, ka pohuar se e ka firmosur peticionin që po mbahet ndaj ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Paloka u shpreh se as ai , as ish-kryeministri Sali Berisha dhe as anëtarë të tjerë të Grupit të Rithemelimit, nuk janë ideatorë të peticionit në fjalë. Paloka tha se e mbështesin dhe i qëndrojnë atyre që shkruhen në të, por nuk është autorësia e tyre.

“Nuk është e vërtetë që e ka bërë Berisha. Berishës as nuk i ka shkuar në mendje. Se ça ka Berisha dhe se çfarë kemi ne, e kemi thënë hapur dhe e themi çdo ditë, nuk kemi nevojë ne të bëjmë peticione. Berisha nuk është kundër këtij peticioni është pro, por nuk e ka bërë ai. Unë e kam firmosur këtë peticion. E kam firmosur, por nuk e kam bërë unë. Ai peticion e lexove me kujdes, nuk kishte asnjë lajthitje dhe më pëlqeu, jam dakord se ishte njësoj sikur e kisha bërë unë. Por nuk kemi lidhje fare me atë peticion. Mendojmë plotësisht ashtu edhe e firmosa me bindje”, tha Paloka.

Të njëjtën gjë pohoi edhe Lisander Hoxha. I ftuar në “Top Story” dje, Hoxha mohoi që PD të fshihet pas peticionit duke thënë se nuk është as nismë dhe as aksion i tyre.

Të fundit