Flash News

Ditari i Opozitës

Pezullimi i fluturimeve, Basha: Dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi të shqiptarëve

Pezullimi i fluturimeve, Basha: Dështimi i radhës i një njeriu

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar situatën e krijuar prej 48 orësh në Rinas, ku kontrollorët pezulluan punë pasi Albcontrol u kishte ulur pagat prej disa muajsh.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari.

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime.

Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja.

Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!”, shkruan Basha.

Të fundit