Flash News

Ditari i Opozitës

PL denoncoi grabitjen e serverave, Meta: Kemi qenë target i Rilindjes për të korruptuar persona rreth meje

PL denoncoi grabitjen e serverave, Meta: Kemi qenë target i Rilindjes

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, në të cilin denoncon se persona të paidentifikuar kanë vjedhur një hard disc me materiale në zyrën e Partisë së Lirisë.

Në kallëzimin e Metës, thuhet se disa persona janë futur natën në zyrën e partisë që ai drejton dhe kënë vjedhur një hard disc dhe e kanë zëvendësuar atë me një tjetër.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Meta u shpreh se nuk ka besim se autoritetet do të zgjidhin diçka duke qenë se sipas tij kontrollohen nga Rilindja.

Ai tha se PL ka qenë shënjestër e Rilindjes, duke u përpjekur të korruptojë apo “marrë peng” persona pranë kësaj partie.

“ Nuk kemi shpresë të madhe sepse janë të kontrolluar nga Rilindja.
Para disa ditësh po prezantoja sekretaren e re të PL dhe kur ishim në lidhje Live, lidhja nuk ekzistonte. Një orë e kaluam duke folur kot. Ishte hera e parë që ndodhte.
Pastaj u bulua se një kabull ishte këputur me pinca. Dje u konstatua një ndërhyrje që kishte ndodhur në 6 mars, që tregon një ndërhyrje në server.

 PL nuk ka patur roje natën prej disa muajsh, këtë nuk e dija.
PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje. Duam të ndjekim rrugën ligjore. Rrugët e tjera i kemi të lehta”, tha ai.

Të fundit