Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
PL: Veliaj do të shesë të gjithë drejtorët e tij, për t’i shpëtuar burgut, skenari ka filluar të zbatohet

Këshilltarët e Partisë së Lirisë kanë bërë përgjegjës Erion Veliajn se e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një strukturë abuzimi në raport me qytetarët.
Në një konferencë për mediat, ata deklarojnë se firma e kryebashkiakut në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak, i hapi rrugë koncesionit të inceneratorit.
Sipas PL, Veliaj do të menaxhojë një buxhet prej 330 milionë eurosh për vitin 2024, ku sipas shpërndarjes së burimeve financiare del qartë që për Bashkinë e Tiranës prioritet mbetet, rritja e shpenzimeve të personelit, shërbimet administrative të bashkisë, shërbimet policore dhe ajo që është më kryesorja për Erion Veliajn, menaxhimi i mbetjeve.
Deklarata e plotë:
Mbledhja m ë e rëndësishme e vitit për qytetarët e Tiranës, mbledhje e cila duhet të ishte e hapur dhe duhet të kishte vëmendjen maksimale, pasi pas 4 vitesh bunkerizim total, drejtim monist i bashkisë dhe Këshillit Bashkiak është hera e parë që qytetarët njihen publikisht mbi përdorimin e parave të tyre, që këtë vit nuk janë pak por 330 milionë euro buxhet.
Fatkeqësisht, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësuesit e tij kanë humbur realitetin mbi hallet dhe problemet e përditshme të qytetarëve të Tiranës.
Arroganca dhe papërgjegjshmëria e Erion Veliajt, reflektohet kudo dhe kjo bëhet ende dhe më e ndjeshme në raport dhe me sjelljen e tij me këshillin bashkiak.
Bashkia e Tiranës gjatë drejtimit të Erion Veliajt është kthyer në një strukturë abuzimi në raport me qytetarët.
Në Tiranë, jetesa është e papërballueshme nga taksat dhe tarifat vendore shumë të larta nga korrupsioni i kryetarit të bashkisë dhe zyrtarëve në varësi të tij.
Tirana është kthyer kryeqendrën e betonit, mungesës së hapërave publike dhe pastrimit të parave të pista nëpërmjet kullave që firmos vetë Erion Veliaj.
Tirana sot përballet me çmimet e papërballueshme të apartamenteve.
Një çift të ri, i duhen 75 vite për të poseduar një apartament. Abuzimi me rritjen e taksës së infrastrukturës, abuzimi me taksën e strehimit social e cila në vend që të merrej në metra katrorë aty ku ndërtohet, Erion Veliaj e ka marrë në para, të cilat nuk ja ka kthyer qytetarëve që kanë nevojë për strehim.
Nëse Erion Veliaj, me gjithë lejet e ndërtimit që ka firmosur, do t’a merrte 3% në metra katrorë ashtu sic thotë ligji, sot do të kishim 1 mijë apartamente për njerëzit në nevojë.
Erion Veliaj është kampioni i premtimeve të pambajtura. Nga deklaratat që nuk do jepte kulla në Tiranë, deri tek premtimi për ujë të pijshëm 24 orë. Megjithë rritjen skandaloze dhe të njëanshmë të çmimit të ujit të pijshëm nga 45 lekë në 65 lekë për metër kub, Tirana sot vazhdon të vuajë në mënyrë të frikshme mungesën e ujit.
Tirana sot, jo vetëm që nuk ka 24 orë ujë, por në këto 8 vite të drejtimit të Erion Veliajt orari i furnizimit ka shkuar në 6 orë në ditë.
Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore është kthyer në një barrë të rëndë, për çdo qytetar dhe biznes në Tiranë.
Erion Veliaj për 7 vite ka mbledhur nga kjo taksë rreth 45 milionë euro, premtoi 17 shkolla të reja, ka ndërtuar 9 dhe një pjesë e tyre është ndërtuar me PPP dhe nga donatorë të huaj.
Nëse nuk do të kishte vjedhur qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj sot do kishtë ndërtuar të paktën 45 shkolla dhe do të merrte një herë e përgjithmonë fund, mankthi i shkollave me dy dhe tre turne.
Denoncimi i aferës korruptive të shekullit, të inceneratorit të Tiranës nga Partia e Lirisë një ndër vjedhjet më të mëdha në vend ku Erion Veliaj përfshihet drejtëpërdrejtë.
Bashkia e Tiranës paguan miliona euro nga taksat e qytetarëve për inceneratorin që nuk ekziston. Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për inceneratorin e Tiranës, është ai ideatori, urdhëruesi dhe zbatuesi i këtij projekti korruptiv.
Firma e tij në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak, i hapi rrugë koncesionit të inceneratorit.
Me autoritetin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nxjerrë disa urdhra mbi procedurat e inceneratorit të Tiranës. Ka mbi dy vite, që Erion Veliaj nuk dërgon përfaqësuesit e njësisë së zbatimit të projektit për të ndjekur nga afër ecurinë e zbatimit të kontratës.
Vetëm me këto fakte, sot Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur para organeve të drejtësisë. Erion Veliaj në mbledhjen e muajit tetor, hoqi 4.3 milionë euro nga fondi i dedikuar për arsimin dhe i transferoi tek inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Fëmijët do të vazhdojnë të vuajnë mësimin me dy dhe tre turne sepse Veliaj, paratë e dedikuara arsimit i dërgon tek inceneratori.
Erion Veliaj ka përcaktuar në buxhetin e vitit 2024, që buron nga taksat e qytetarëve 29 milionë euro, i ndarë në dy zëra 16.7 milionë euro për pastrimin dhe 11.9 milionë euro shpenzime për ndërtimi landfilli, inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike.
Pra, megjithëse inceneratori nuk ekziston dhe energji nuk prodhon Erion Veliaj, ka vendosur që të vijojë të paguajë 29 euro për ton.
Erion Veliaj nuk ndalet vetëm me këtë vjedhje.
Prej vitesh, ai detyron ndërtuesit pa një vendim të këshillit bashkiak, por me urdhra të Policisë Bashkiake që të depozitojnë dherat në 15 hektarë ndërtim pa leje në territorin e Bashkisë së Tiranës. Nëse institucionet e shtetit do të funksionin, sot Erion Veliaj duhet të ishte në burg së bashku me shokët e tij, por qartazi ka një skemë të cilën e kam paralajmëruar.
Erion Veliaj do të shesë të gjithë drejtorët e tij, për t’i shpëtuar burgut. Ky skenar ka filluar të zbatohet.
Të nderuar qytetarë, Erion Veliaj do të menaxhojë një buxhet prej 330 milionë eurosh për vitin 2024. Fokusi i tij kryesor janë, shpenzimet për administratën, shpenzimet për transportin publik, shpenzimet për menaxhimin e mbetjeve të cilat zënë rreth 74% të buxhetit.
Ndërsa, shpenzimet për mbështetjen ekonomike, shpenzimet për bujqësinë, shpenzimet për kujdesin social, shpenzimet për strehimin social zënë rreth 16% të buxhetit. Sipas shpëndarjes së burimeve financiare del qartë që për Bashkinë e Tiranës prioritet mbetet, rritja e shpenzimeve të personelit, shërbimet administrative të bashkisë, shërbimet policore dhe ajo që është më kryesorja për Erion Veliajn, menaxhimi i mbetjeve.
Ky buxhet, nuk reflekton një bashki e cila prodhon ekonomi me iniciativa në shërbim të biznesit të vogël, të politikave bujqësore dhe agroturizmit, të arsimimit të të rinjve dhe promovimit të bizneseve të reja. Nuk ka në fokus qytetarin por një politikë fasadë që frymëzohet nga një administratë bashkiake shumë e fryrë, në interesin personal të Erion Veliajt.
Refuzimi amendamenteve nga ana juaj, të propozuara nga Partia e Lirisë që përfshin lehtësimin e barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset, rritjen e eficencës dhe ndalimin e evazionit fiskal, rininë, infrastrukturën arsimore dhe strehimin social, bujqësinë dhe agroturizmin tregon qartë mungesën e vullnetit tuaj për t’i shërbyer qytetarëve. Nga buxheti i 2024, 1% e tij do të shpenzohet për qytetarët dhe 99% e buxhetit do të shkojë për ortakët dhe shpurën më të cilën ndan paratë Erion Veliaj.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10