Flash News

Ditari i Opozitës

"Po bëhen vaksina të skaduar", Manasterliu dhe Bino reagojnë ndaj denoncimit së Berishës

"Po bëhen vaksina të skaduar", Manasterliu dhe Bino

Pas akuzave të forta të kreut të PD-së, Sali Berisha se po behën vaksina të skaduara anti-Covid, kanë reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtuesja e ISHP-së.

Përmes një reagimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Manastirliu thotë se Berisha gënjeu dhe i thotë qytetarëve se vaksinat janë të sigurta e të certifikuara.

Po ashtu dhe Bino hedh poshtë akuzat duke thënë se “Vaksinat PfizerBioNTech të sigurta dhe efikase, shtyrja e afatit u miratua nga organizmat ndërkombëtare”.

Ndërkohë kujtomë se sot Berisha denoncoi përmes rrjeteve sociale se Pfizer të Covid-19 skadojnë në korrik, por ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar që të përdoren deri në tetor të këtij viti. Sipas Berishës, ky është një akt i papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve.

Pavarësisht deklaratave të MSH-së dhe ISHP-së, duket se qytetarët ende janë të pasigurtë, siç mund të lexohet dhe në komentet e tyre.

"Prandaj shumices se njerezve i koagulohen enet e gjakut sidomos venat e kembeve? Po genjeshtrat s'mbarojne ndonjehere,"- shkruhet në një nga komentet në reagimin e ISHP-së.

Deklarata e Manastirliut:

Sali Berisha e përdori dhe një herë dritaren e Facebook-ut, për të gënjyer.

Nuk do t’ia vlente t’i përgjigjeshim gënjeshtrave të tij, të cilat në jo pak raste ka filluar i fshin edhe vetë kur ndokush ia vë në dukje marrëzinë e radhës.

Por, gënjeshtrat që Sali Berisha shpërndan pa pikën e përgjegjësisë, ndikojnë mbi shëndetin e qytetarëve dhe masat parandaluese që ata duhet të marrin në kushtet e Pandemisë.

Në lidhje me gënjeshtrën e fundit, sipas të cilës qytetarëve po u bëhen vaksina të skaduara, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dëshiron të informojë qytetarët si vijon:

Vaksinat janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA.

Shtyrja e afatit të vaksinave sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë për të gjithë shtetet e botës nga kompania Pfizer/BionTech dhe është miratuar nga FDA dhe EMA.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e përpjekjeve dezinformuese që synojnë ta përdorin shëndetin e tyre për politikën e ditës, por t’u referohen vetëm institucioneve që kanë përgjegjësinë të mbrojnë shëndetin e tyre.

Sqarimi i Institutit të Shëndetit Publik:

Instituti i Shëndetit Publik sqaron qytetarët mbi të pavërtetat lidhur me vaksinat anticovid:

Vaksinat anticovid të kompanisë PfizerBioNTech janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA.

Shtyrja e afatit të vaksinave Pfizer BioNTech sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Botën nga kompania PfizerBioNTech, mbështetur në vlerësimet e njëpasnjëshme për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës.

Zgjatja e datës së skadencës së vaksinës Comirnaty (PfizerBioNTech) nga 3 në 6 dhe 9 muaj (shelf- life extention) nga data e reflektuar në vaksinë, sipas loteve të prodhuara dhe të shpërndara në nivel botëror, është miratuar nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave EMA dhe FDA.

Sigurojmë edhe një herë qytetarët se vaksinat janë efektive dhe të sigurta!

Denoncimi i Berishës:

Një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut!

Të dashur miq, në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara.

Lexoni më poshtë denoncimin e mjekut dixhital. #sb

- - - - -

Pershendetje dr po ju informoj se jemi urdheruar te vazhdojme vaksinimin me lotin e vaksines Pfizer qe ka skaduar ne Korrik dhe sipas urdherit duhet qe kete lot ta perdorim gjere ne tetor.

Të fundit