Flash News

Ditari i Opozitës

“Po largojnë komisionerët e PD”, Noka-Tabakut: Nuk është faji i ‘Shtëpisë së Lirisë’ që bravën e kanë braktisur

“Po largojnë komisionerët e PD”, Noka-Tabakut: Nuk

Deputeti demokrat Flamur Noka ka folur në një nga qendrat e votimit në Bashkinë e Vorës. Nga atje, Noka i është përgjigjur dhe deklaratës së deputetes Jorida Tabaku.

Kjo e fundit akuzoi PS dhe LSI, përfshirë këtu koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë penguar praninë e komisionerëve të PD-së në qendrat e votimit në Vorë.

Noka iu drejtua Tabakut duke u shprehur se duhet të jesh një ‘i pafytyrë’ che përfaqësues i ‘bravës’, që fillimisht t;ia dorëzosh administrimin e procesit kryeministrit Rama dhe më pas t’ia hedhësh fajin “Shtëpisë së Lirisë”. Noka tha se ‘shoqata e bravave’ është aq në mjerim sa nuk gjen dot komisionerë.

“Duhet të mos kesh fytyrë. Duhet që të mos kuqesh e të mos zverdhesh. Duhet të jesh përfaqësues io bravës që pasi t’ia lesh të gjithë procesin e administrimin me marrëveshje Edi Ramës të dalësh pastaj të akuzosh ‘Shtëpinë e Lirisë’, që konform ligjit është pjesëmarrëse në një proces demokratik. Nuk mundet askush ta pranojë sot nga qytetarët e këtij vendi që “Shtëpia e Lirisë” është pjesë e atyre që përfaqësuesi i bravës thotë. Mendoni në çfarë mjerimi janë nuk gjejnë dot komisionerë dhe pastaj thonë duam vota. Nuk është faji i ‘Shtëpisë së Lirisë’ që bravën e kanë braktisur. Nuk është faji i Vorës që shoqata e Bravave s’ka komisionerë. Faji është i shoqatës së bravave”, tha Noka.

I pyetur nëse deri tani kanë hasur shkelje, Noka tha se “në çdo qendër votimi përfaqësuesit tanë po monitorojnë po mbajnë shënim çdo detaj. Në fund do të bëhen publike të gjitha shkeljet që do të konstatohen. Tani jemi të fokusuar në pjesëmarrjen në votime dhe të kontribuojmë në gjithçka për një proces demokratik”, tha Noka.

Të fundit