Flash News

Ditari i Opozitës

“Po mbledh çertifikata”, Berisha paralajmëron Ramën: Do ta paguash shtrenjtë prekjen e votës

“Po mbledh çertifikata”, Berisha paralajmëron

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama nëse prek votën e lirë në zgjedhjet vendore të 2023-shit.

Në një takim me krerët e degëve të PD për Tiranën, Berisha tha se ka marrë informacion se socialistët kanë filluar që tani duke mbledhur çertifikatat, ndaj iu drejtua kryesocialistit Rama se prekjen e votës do ta paguajë më shtrenjtë seç e imagjinon.

Berisha: Edi Rama nuk ka të ndalur. Duhet ta ndalim. Të jemi të përgatitur për një betejë. Këtu kemi kryetarin e ri të Forumit Rinor, kemi kryetarët e Forumeve. Në ballë të kësaj beteje do të jenë të rinjtë. Do të jemi të gjithë. këto dy fronte po shkojnë drejt zgjedhjeve.

Unë kam marrë informacion se kanë filluar që tani duke mbledhur çertifikatat. Unë do t’i them “mblidhi”, por në mënyrë absolute, ja ku jam këtu, do ta paguash aq shtrenjtë nqse prek votën sa nuk mund ta imagujinosh. Ka një kufi.

Ne po votojmë vetë, po votojmë e po votojmë. Do t’i kthejmë shqiptarëve votën. Nqse ky armik i votës mendon prapë të vjedhë votën të presë të nesërmen, se ç’e pret. E them hapur. 

Ne votën nuk e dorëzojmë.

Data 27 prill duhej të ishte data e kryengritjes më të fuqishme që ka njohur Shqipëria për votën sepse demokratët u përballën me shtetin elektoral, u përballën me ushtrinë e patronazhistëve terroristë të kuq.

Po nuk nxori mend, unë i jap fjalën e nderit se do t’i japim përgjigjen  më ekzemplare që nuk mund ta imagjinojë dhe do përgatitemi.

Ne nuk duam asgjë tjetër, përveçse të votojnë shqiptarët.

Të fundit