Flash News

Ditari i Opozitës

"Po më vdes nëna si kafsha në ambulancë", Basha reagon pas skandalit te "Shefqet Ndroqi": Dhimbja e këtij djali... Jam shumë i tronditur

Basha reagon pas skandalit te "Shefqet Ndroqi": Dhimbja e këtij djali... Jam shumë i tronditur! Nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë.

"Po më vdes nëna si kafsha në ambulancë", Basha
Në Foto/ I riu nga Elbasani duke i bërë shërbime të ëmës në autoambulancë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar dëshmisë së një qytetari i cili tregonte mes lotësh se e ëma me Covid qëndronte prej orësh në një ambulancë te “Shefqet Ndroqi”, në pritje për t’u hospitalizuar pasi nuk kishte shtretër të lirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se është i tronditur nga realiteti tragjik i Covid-19 në vendin tonë, dhe se propaganda e gënjeshtrat duhet të marrin fund.

“Jam shumë i tronditur nga këto pamje. Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën.

Kjo është tragjikisht, e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me covid dhe familjarët e tyre. Nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë!

Kësaj i druheshim, prandaj kërkuam prej fillimit të merreshin masa serioze dhe të bëhej gjithçka për ti dalë të keqes para. Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më!”, shkruan Basha.

Të fundit