Flash News

Ditari i Opozitës

"Po përhapin infektime masive", PD i përgjigjet Ramës: Rrumpallë është fushata jote, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur

"Po përhapin infektime masive", PD i përgjigjet Ramës:

Rama ka akuzuar opozitën se po përhap infektimin me grumbullimet që po bën në kuadër të fushatës elektorale dhe madje në fjalën e tij sot në daljet që bëri, Rama tha se shpreson që Partia Demokratike të mos e përfundojë mitingun në "Shefqet Ndroqi" (një nga spitalet Covid në Tiranë).

Më pas, Rama tha se dikush i kishte shkruar në Whastapp se ai po bën vaksinim masiv ndërsa Basha infektim masiv.

Lidhur me këto akuza të Ramës, ka reaguar Partia Demokratike e cila përmes një postimi në Facebook, shkruan:

#Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.

#Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.

#Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.

Të fundit